Kampioni olimpik në not Klete Keller mund të ketë marrë pjesë në trazirat brenga Kongresit të SHBA-së javën e kaluar, raporton “USA Today”. Keller është identifikuar bazuar në fotot dhe videot e bëra javën e kaluar, kur protestuesit pro-Donald Trumpit u futën në ndërtesën e Kongresit në tentim për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e SHBA-së. Në trazirat vdiqën pesë persona, në mesin e tyre edhe një polic.
Keller 38-vjeçar, ka marrë pjesë në tri edicione të Lojrëave Olimpike, dhe ka fituar në total pesë medalje olimpike, përfshirë të arta me stafetën e SHBA-së në Athinë 2004 dhe Pekin 2008.
Keller deri të martën ishte i regjistruar si agjent i patundshmërive në kompaninë “Hoff&Leigh” në Colorado. Mirëpo, kompania njoftoi se Keller ka dhënë dorëheqje.
Derisa firma nuk e ka konfirmuar se Keller mori pjesë në trazira, ajo ka thënë: “Hoff & Leigh përkrah lirinë e shprehjes dhe protestën e ligjshme, por nuk përkrah veprime që shkelin rendin”.
Uebfaqja S]ims]am, e para raportoi se Keller mund të ketë qenë në mesin e turmës, duke u bazuar në deklarimete dhjetra personave, që kanë shikuar xhirimet dhe fotot e ngjarjes. Ish-kolegë dhe trajnerë e kishin identifikuar Kellerin.
Vet Federata e Notit e SHBA-së ka thënë se nuk është në dijeni nëse Keller ka marrë pjesë. Autoritetet amerikane kanë thënë se do të ngrihen qindra padi ndaj personave që u futën në ndërtesën e Kongresit.