Adrian Hadribeaj, kampion shqiptarë në MMA i cili jeton dhe vepron në SHBA para pak ditësh ka festuar 30 vjetorin në një festë madhështore mes familjarëve dhe miqëve të tij. Festa e organizuar nga ana e tij kishte dhe një surprizë ku krahas bashkëshortes dhe djalit, ai dha lajmin se po bëhet baba për herë të dytë. ‘Me datë 17, siç e keni parë pata mundësinë të festoj 30 vjetorin pranë familjes, miqtë e dashamirët e mi. Ideja e organizimit dhe eventit ishte një surprizë nga nusja.
Për shumë arsye ishte një ditë e veçantë për mua. 30 vjetori me solli një ndjenjë të veçantë dhe kujtime që gjithçka që unë kam punuar, sakrifikuar dhe dëshiruar me të vërtetë i kam arritur dhe ndihem një mashkull krenarë, çfarë kam arritur sot, mendoja do ja arrijë në moshën 40 vjeçare dhe fakti që po eci kaq përpara më jep mundësinë ti vë vetes qëllime të reja’, thekson në bisedën e tij Hadribeaj duke shtuar se tashmë kanë surprizë një lajm të bukur dhe se do bëhet baba për herë të dytë edhe atë me një vajzë pasiqë një djal e ka. ‘Surpriza më e bukur ishte shpallja e lajmit që ne presim një vajzë në familjen tonë.
Nga ana profesionale, Covid-19 ka ngadalësuar pak gjërat dhe eventet, por ndërkohë më ka dhënë mundësi të fokosohem më shumë në familje, bizneset dhe gjithashtu në stërvitje. Tani per tani, po pres një ndeshje së shpejti por akoma nuk është bërë zyrtare’, është shprehur kështu për InfraRed të gazetës KOHA kampioni Hadribeaj.