Kampioni i gjashtëfishtë i MotoGP, Marc Marquez, ka vazhduar kontratën me Hondan deri në vitin 2024, njofton BBC. Spanjolli ka siguruar titullin e katërt rresht të botës në Tajlandë në tetor.
“Që nga viti i parë ne kemi arritur sukses së bashku dhe jam i lumtur që do të vazhdojë të jem pjesë e familjes së Hondas””, ka thënë 27-vjeçari.
Marquez ka garuar për Hondan që nga debutimi i tij në MotoGP në vitin 2013 dhe tani garon përkrah vëllait, Alexit. Alex Marquez (23) ka firmosur për një vit me Hondan pasi fitoi titullin në Moto2, në vitin 2019. Edicioni 2020 i MotoGP fillon në Katar më 6 mars, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta Koha.