Shkup, 15 janar – Besnik Ferati, futbollisti i talentuar la kampionatin e Shqipërisë duke u larguar nga skuadra e Partizanit si futbollist i lirë. Pavarësisht kësaj, futbollisti shkupjan është vënë në qendër të vëmendjes pasi po kërkohet nga disa klube.
Së fundmi siç mëson gazeta KOHA, Ferati me shumë mundësi do të luajë në Finlandë në sezonin e ardhshëm ku ofertë serioze i ka dërguar skuadra e Helsinkit, skuadra kampione e sezonit të fundit.
Derisa, ofertat ka edhe nga klube të Maqedonisë së Veriut, respektivisht Struga Trim & Lum e Rabotniçki dhe klubet kosovare. Kujtojmë se Besnik Ferati karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi, që më pas të kaloj te Partizani, duke qenë pjesë e kryeqytetasve që nga sezoni 2018/19.
Ndërkohë, Ferati është anëtar i rregullt i grupmoshave U21 të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk.)