Sulmuesi 22-vjeçar francez Ousmane Dembele mund të luajë me skuadrën e Liverpool sezonin e ardhshëm. Kampioni i botës i ka kërkuar Barcelonës mundësinë që të transferohet te skuadra britanike, lajm që konfirmohet nga mediat britanike.
Drejtuesit e Barcelonës nuk janë kundër këtij transferimi. Gjithsesi, ata i kanë bërë me dije si lojtarit ashtu edhe Liverpool se duhet të paguajnë një shumë prej 90 milionë stërlinash për të marrë Dembele.
Dembele luan në “Camp Nou” prej dy sezonesh, por gjithnjë ka gjetur shumë pak hapësira te skuadra e trajnerit Valverde. Ndaj ai beson se do të jetë më i dobishëm te Liverpool. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën katalanase.