Kamaru Osman, kampioni i saposhpallur i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg), nuk ka humbur kohë dhe është përplasur menjëherë fizikisht me atë që konsiderohet si rivali i tij i radhës në kafaz, Colby Covington. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në Las Vegas, në “Palmas Hotel & Casino”, pak orë pas eventit UFC-235, ku dueluan të dy sportistët.
Incidenti që ka ndodhur në hollin e hotelit është filmuar nga personat e rastit. Ende nuk është e qartë arsyeja e këtij incidenti, por nga video duken një person i stafit të Osman që shkon pas Covington.
Ndërkohë që, personeli i hotelit dhe disa persona që ndodhen aty përpiqen të qetësojnë situatën që pr pak sa nuk degjeneron në grushte. Në videon e publikuar sot nga TMZ dëgjohen edhe britma në momentin që persona nga stafi i kampionit të botës tentojnë të godasin Covington, që i vetëm tërhiqet.
Covington vetëm shan stafin e Osman, por këtë gjë bën edhe Ali Abdelaziz, menaxheri i kampionit të botës. Sharjet mes dy sportistëve vijuan për gati 2 minuta dhe situate u qetësua nga forcat e sigurisë së hotelit dhe jot ë policisë.