Aventura e Alessandro Nestas te Peruggia ka mbaruar! Gjithçka erdhi pas eliminimit ndaj Hellas Verona në playoff të Serie B. Divorcin e ka publikuar vetë ish-mbrojtësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se “ishte diçka e jashtëzakonshme, eksperiencë që më rriti. Bëra punën që dashuroj. Falënderoj të gjithë, tifozët sidomos”.
Kujtojmë që Nesta, në fakt, nuk duhet të drejtonte as playoff, por ishte rënia e Palermos në Serie C (dënimi) ai që futi Peruggian në playoff, përballë Veronas. Sakaq, Nesta refuzoi rinovimin që klubi i propozoi.