Shkup, 24 qershor – Edhe pse pati një udhëtim prej 17 orësh, për shkak të mungesës së linjës direkte, Alilit në asnjë moment nuk iu nda buzëqeshja nga fytyra, raporton gazeta KOHA.
“Edhe kur isha duke e humbur, sërish besova se do të fitoja”, kështu shprehu këmbëngulësinë e tij për ta rrëmbyer titullin e kampionit evropian.
Ai nuk ndalohet me titullin e kampionit, dhe para të gjithë të tifozëve, shprehu besimin se do të triumfojë edhe në Olimpiadë.
Alili nga aeroporti deri te Sheshi “Skënderbeu” udhëtoi me autobusë të hapur. Ai është kampioni i parë evropian në mundje nga Maqedonia e Veriut. (B.Kurtaj/Koha.mk)