Gara elitare e futbollit të Meksikës, Liga MX, është e treta në botë sa i përket mesatares së shikuesve prezentë në stadiume. Ajo renditet pas Bundeliga dhe Premier League, duke e tejkaluar La Ligan spanjolle, shkruan GazetaMetro.net. Përpos kësaj, Liga MX që ka 18 skuadra është e veçantë edhe sa i përket formatit të garës. Brenda një sezoni qëllimi kryesor është kualifikimi në fazën e Play-Off’it ku kualifikohen 8 ekipe.
Faza e ardhshme zhvillohet në formën e eliminimeve. Duke nisur nga çerekfinalet luhet sipas sistemit vajtje-ardhje, ku i pari përballet me të 8’tin, 2’ti me të 7’tin e kështu me radhë. Në dy çerekfinalet e para të këtij sezoni Lon-Tigres përfundoi 1-1, ndërsa ndeshje triler ishte ajo ndërmjet Tolucas dhe Monarcas. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 65 miqtë kaluan në epërsi me një gol nga penalltia 0-1. Rezultati mbeti i pandryshuar në 90 minuta, por befasia erdhi në kohën shtesë. Brenda 3 minutash Toluca realizoi dy gola duke fituar përballjen e parë 2-1.