Shkup, 14 maj – Shpresa e mundjes nga Maqedonia, Besir Alili (45 kilogram), ka arritur të plasohet në gjysmëfinale në kuadër të Kampionatit Evropian për kadet, i cili po mbahet pikërisht në Shkup bën të ditur gazeta KOHA. Mundësi i KM “Liria” fillimisht në çerekfinale mundi mundësin boshnjak Kenan Çustoviq me dush teknik (10:0). Në luftën për gjysmëfinale, Alili për kundërshtar kishte mundësin nga Moldavia, Vasilie Marku duke e mundur me një përmbysje. Fillimisht Alili kishte negativë prej 6-0, që më pas me një stil të një mjeshtri të madh, arriti të ngadhënjejë dhe në fund me 10:6 të mposht mundësin nga Moldavia. Në luftën për finale Alili në ora 18.00 do të ndeshet me mundësi nga Bjellorusia Mazok.
Fatin e Besir Alilit, nuk arritën ta kenë edhe mundësit tjerë nga Maqedonia. Në fakt Jusuf Pajaziti, David Mishev, Idriz Idar dhe Rexhep Hajdari, u eliminuan që në luftërat e para.
Kur jemi te Kampionati Evropian, ai po mbahet në Shkup në palestrën sportive “Kale”, ndërsa marrin pjesë mbi 40 shtete. Derisa, Maqedonia po përfaqësohet nga 17 mundës, 10 në stil të lirë, pesë në stilin greko-romak dhe dy garuese janë femra.
“Është nder dhe kënaqësi që një evenimenti i madh të mbahet në Shkup, e sidomos me ardhjen time në krye të Federatës dhe për mua është një sukses shumë i madh. Kampionati Evropian sjell një konkurrencë të madhe. Ne kemi dy shpresat tona që presim shumë nga ata. Njëri prej tyre është Besir Alili, mandej do të jetë Aid Salihasi, prej të cilit presim një rezultat të mirë. Sot do të jenë garat eliminatore dhe gjysmëfinalet, ndërsa nesër në orën 17.00, hapja solemne, pas së cilët do të jenë finalet e para të Evropianit”, deklaroi Betim Vrenezi, kryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë. (koha.mk)