Më shumë se një mijë persona të apasionuar pas qimeve në fytyrë u dyndën në Teksas, ditën e premte, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Mjekrës dhe Mustaqeve. Sipas faqes së internetit të Austin Facial Hair Club, festimet e fundjavës përfshinë kategoritë “vetëm me mustaqe” dhe “vetëm femra me mjekër”. Por pjesa kryesore është vendosur për të dielën, ku pjesëmarrësit me mustaqe dhe mjekra renditen në pjesën e ‘stilit të lirë’ të konkursit, e ndjekur nga çmimet më të mira të shfaqjes për të shënuar fundin e eventit. “Është parashikuar të jetë konkursi më i madh deri më sot. Eventi treditor do të përfshijë argëtim, ushqim karakteristik të zonës, aktivitete miqësore familjare dhe dhjetëra konkurse të qimeve të fytyrës”, shkruhet në faqen e WBMC. Sipas kësaj të fundit, origjina e konkursit është “e mbushur me polemika”, por konkursi modern i mjekrës nisi me një event të vitit 1990, të organizuar nga i pari klub i mjekrës, në vendlindjen e saj Höfen /Enz të Gjermanisë, në një fshat i vogël në Pyllin e Zi.