Shkup, 23 prill – Kampionat Botëror në dije që lidh 20.000 nxënës nga 50 vende të botës me qëllim që të inspirohen të rinjtë për dashurinë ndaj mësimit dhe arritjen e karakteristikave dhe ndjenjave të reja do të mbahet sot dhe nesër në shkollën e mesme private “Jahja Kemal” në Shkup.
Nxënësit, siç informojnë nga shkolla, do të marrin pjesë në katër disiplina: debat, shkrim ekipor, sfidë e nxënësve dhe kupën e zjarrtë të nxënësve. Nxënësit hulumtojnë tema të ndryshme më lidhje me historinë, shkencën, letërsinë, kulturën dhe teknologjinë.
Nga shkolla theksojnë se sot do të marrin pjesë 519 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga Shkupi, Velesi, Tetova, Strumica, Struga, Gostivari dhe komuna të tjera.
Nikoqir i pjesës së fundit të raundit lokal nga Kampionati Botëror në dije dhe ndarja e shpërblimeve nesër do të jetë Shtëpia e Armatës.
Në garën e dijes, që do të mbahet në gjuhën angleze do të marrin pjesë 519 nxënës të paraqitur, theksohet në kumtesën e shkollës.