Gjatë ditës së sotme, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vdekje, i cili ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, ku Mjeti ngarkues me targa të Tetovës, pronë e Ndërmarrjes komunale publike Shari nga fshati Bogovinë, e drejtuar nga 55-vjeçari A.F. nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat i punësuar në NKP Shari.
Nga aksidentin personi O.M. ka marr lëndime të rënda trupore, ku ju është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Inspektimin në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik në bashkëveprim e ekipin nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rethanave të këtij aksidenti.