Një autostradë në Oregon ngjan si një skenë filmi, pasi nje kamion i mbushur me ngjala u përmbys. Të gjitha ato rrëshqisnin në rrugë, duke krijuar një pamje aspak të këndshme. Salvatore J. Tragale ishte i paaftë që të ndalonte kamionin e mbushur me ngjala, kur u përball me trafikun e rënduar në rrugë për shkak të rikonstruksionit të një segmenti aty pranë. Kontenierët e mbushur me ngjala u shpërndanë në rrugën pranë Otter Rock, duke e rënduar edhe më tej trafikun në rrugë, por fatmirësisht askush nuk u dëmtua.