Shkup, 11 korrik – Para pak çastesh në rrugën Shkup- Bllacë, një kamion me targa të Kosovës ka goditur një multikultivator që drejtpohet nga një banor i rrethit të Shkupit. Përpos dëmeve të konsiderueshme material që ka pësuar multikulitivatori, ky aksident nuk ka shkatuar pasoja të tjera për vet drejtuesin e mjetit. Tani për tani nuk jepen detaje për rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që pritet dalja në terren e ekipeve përkatëse për hetimin e këtij rasti.