Shkup, 22 mars – Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese dhe për automjetet e pasagjerëve pa pajisje dimërore është vendosur në mëngjes në ora 8:20 në rrugën afër Kodrës së Diellit, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Për shkak të reshjeve intensive të borës paraprakisht është vendosur ndalesë për qarkullimin e kamionëve edhe në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, dhe në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa. Borë bie në Stracin, në Mavrovë, Strazhë, Bukovë, Gjavato, Kodrën e Diellit, Presekë dhe në Smojmirovë.