West Ham ka mposhtur 2-0 Manchester United në ndeshjen e javës së 5-të të Premier League. Një tjetër disfatë për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer, i cili tani rrezikon të shkarkohet. Nëse mendoni se ai duhet të punojë i qetë sepse ka kohë të përmbysë këtë situatë të vështirë, vetë lojtarët e tij mendojnë se ai do të largohet…madje që mëngjesin e së hënës.
Kamerat e stadiumit kanë kapur një dialog tepër interesant mes tij dhe Ed Woodward, shefit të klubit. Phil Jones ndodhej në tribunë i ulur sipër Woodward dhe pas golit të dytë të kundërshtarëve duket të ketë thënë “sacked in the morning” që do të thotë do të shkarkohet në mëngjes. Menjëherë i kthehet Woodward duke i thënë “we’re on camera, stop” që do të thotë se janë duke na filmuar, mbylle.
Mbetet për t’i parë nëse Solskjaer do të ikë, por vetë lojtarët mesa duket i janë kthyer kundër.
Phil Jones : sacked in the morning
Ed Woodward : we’re on camera, stop
😂pic.twitter.com/OhYvjoN3pT
— Garwain (@Garwain) September 22, 2019