Gonzalo Higuain bëhet protagonist negativ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi në ndeshjen e fundit me fanellën e Miami Heat kundër Montreal është ndëshkuar me karton të kuq.
Gjithçka ka ndodhur pasi sfida kishte mbaruar dhe kanadezët kishin triumfuar 2-1. Argjentinasi kishte pretendimet e tij për gjykimin dhe diçka i ka thënë arbitrit të ndeshjes. Kartoni i kuq i treguar prej tij tregon shumëçka.
Higuain raportohet se e ka ofenduar arbitrin, ndërkohë që nga pamjet e publikuara sulmuesi shfaqet duke duartrokitur me ironi pasi i tregohet kartoni i kuq. Tani mbetet të zbulohet se sa do të dënohet sulmuesi argjentinas.
Confirming Gonzalo Higuaín was shown a red card after the game vs. Montreal for verbal abuse against the ref. pic.twitter.com/wwMwtaQbnu
— Mauro Blas (@Mauroblasss) October 18, 2020