Kamenos: Shqiptarët s’pranojnë të jenë qytetarë të shtetit sllav

Shkup, 4 korrik – Ministri i mbrojtjes Panos Kamenos i cili një ditë më parë kërcënoi me bllokimin e ratifikimit të Marrëveshjes në parlamentin grek sot ka shprehur bindjen se Pakti për emrin do të has në pengesa edhe në Shkup. Në një intervistë për mediat greke Kamenos tha se shqiptarët nuk do të lejojnë të cilësohen si qytetarë të një shteti pastër sllav. Kamenos tha se për ratifikim e Marrëveshjes në Shkup nevojiten të paktën 2 vjet. Ndërkaq për ratifikimin e Marrëveshjes në parlamentin grek ai këmbëngul se duhet të sigurohen 180 vota, referendum apo zgjedhje. Që kjo marrëveshje të vijë deri në ratifikim në Parlament duhet të bëhen shumë hapa. Së pari zgjedhje në Shkup, sepse duhet të ndërrohet presidenti, të zgjidhet president i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në kuvend, e cila do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, të bëhen ndryshime kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë më shumë se dy vite. Unë nuk besoj se shqiptarët do të pranojnë të jenë qytetarë të një shteti të pastër sllav – Panos Kamenos, Ministër i Mbrojtjes së Greqisë. Alsat