Athinë, 14 janar – Pas deklaratës së ministres për Turizëm të Greqisë, Elena Kundura se e mbështet Qeverinë greke, Panos Kamenos, përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter e hoqi nga grupi i deputetëve të Grekëve të Pavarur.
“Zonja Kundura përmes komunikatës zyrtare vendosi që ta zëvendësojë votën e saj dhe emrin e Maqedonisë me kolltukun e saj prej ministre. Që nga tani e vendos jashtë grupit të deputetëve të Grekëve të Pavarur”, shkroi Kamenos në profilin e tij zyrtar në Tuiter.
Përndryshe, Kundura përmes deklaratës për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA tha se mbështet qeverinë dhe porositi se nuk negocion për të drejtën e saj të votojë siç dëshiron.