Athinë, 30 gusht – Përmendja e kombit të Maqedonisë është në kundërshtim me cilëndo marrëveshje dhe e zemëron popullin grek, i cili do ta ketë edhe fjalën e fundit pa dallim të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese, ka thënë Panos Kamenos në fjalimin e tij në Samitin joformal të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Vjenë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sipas kumtesës së Ministrisë greke të Mbrojtjes, Kamenos i cili njëherit është edhe partner i koalicionit në Qeverinë e kryeministrit Aleksis Cipras, ka thënë se kreu shtetëror i Maqedonisë del me “deklarata provokuese”.
“Në fjalimin e tij theksoi se funksionarët e Shkupit, vetë kryeministri i tyre dhe ministri i Punëve të Jashtme, me deklaratë provokuese kundër Greqisë ndalojnë çfarëdo lloj përpjekje për gjetje të zgjidhjes. Përmendja e “kombit maqedonas” është në kundërshtim me çdo marrëveshje. Të vetmen gjë që e arrijnë është ta zemërojnë popullin grek, i cili do ta ketë fjalën e fundit, pa marrë parasysh referendumin dhe ndryshimet kushtetuese në Shkup”, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë.