Athinë, 16 janar – Ky propozim për mocionin e besimit është i lidhur me atë nëse pajtohemi apo jo me Marrëveshjen e Prespës, prandaj jemi të detyruar që të mos e japim votën për mocionin e besimit, tha lideri i Grekëve të Pavarur dhe para pak kohësh partner koalicioni në Qeverinë greke, Panos Kamenos.
Në fjalimin e tij nga Parlamenti grek gjatë debatit për votimin e mocionit të besimit, Kamenos edhe një herë e konfirmoi qëndrimin e tij se nuk pajtohet me emrin e përbërë me përcaktim gjeografik me termin Maqedoni dhe i bëri thirrje kryeministrit grek menjëherë, ta ndërpresë debatin për votimin e mocionit të besimit dhe të shpallë referendum për Marrëveshjen e Prespës, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.