Orçe Kamçev, Nenad Josifovski, Zorica Arsovska, Cvetan Pandellski dhe Todor Mirçevski mbeten edhe një muaj në paraburgim.
Gjykata penale në Shkup ju caktoi 30 ditë paraburgim përsëri të dyshuarve në rastin “Perandoria”.
PSP-ja ka dorëzuar propozim ku kërkohet që të dyshuarve t’u vazhdohet paraburgimi për 30 ditë pasi që arsyet e theksuara më herët janë ende të vlefshme.