“U morëm vesh me burrin që të paguajmë të hollat. Paratë i nxorëm përmes kontabilistes sonë, ndërsa në shtëpi i solli Ratka Kamçeva, vjehrra ime, ashtu siç u morëm vesh, ne të japim 350.000 euro, ndërsa pjesën tjetër prej 150.000 eurove ta sigurojë Zoran Milevski”, është shprehur Ana Kamçeva në seancën e sotme për rastin “Zhvatja”.
Kamçeva dëshmoi se paratë i ka dërguar në shtëpinë e Bojan Jovanovskit ku ishte edhe Zoran Milevski, Bojan Jovanovski dhe Katica Jameva, e cila rrinte në dhomën e ditës.
“Janeva më theksoi se mund të hapë shumë lëndë tjera të burriti tim dhe u shpreh se nëse kjo bisedë del jashtë shtëpisë së Jovanovskit, do të dijë se atë e kam bërë unë, sepse ajo kishte besim te të tjerët”, u shpreh Kamçeva.
Kamçeva dëshmoi se pasi i dha të hollat, burri i saj është lëshuar në burg shtëpiak.
“Më duhet të pranoj se jam frikësuar nga Janeva që të mos hapë procese të finguara kundër burrit tim, dhe madje zbulova më vonë se prokuror special nuk është Katica, por Bojan Jovanovski, i cili kishte shumë informata”, thekson Kamçeva.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe kontabilistja Boshkovska, e cila është paraqitur në seancë.