Biznesmeni Orce Kam¬çev i cili gjendet në paraburgim ofron një pronë me vlerë rreth 14 milionë euro si një garanci se ai nuk do të largohet, konfirmon Telma. Se a do të pranojë Gjykata Penale këtë ofertë do të dihet javën e ardhëshme.
Kamçev është vendosur në një nga “dhomat e Hagës” në burgun hetimor “Shkup”, për më shumë se një muaj, dhoma këto të ndërtuara sipas standardeve të BE-së, kështu që kushtet në to janë shumë më dinjitoze se pjesa tjetër e qelisë.
Ai akuzohet për rastin “Perandoria” dhe është në paraburgim me kërkesën e Prokurorisë së Posatshme Publike për shkak rrezikut të arratisjes.