Biznesmeni Jordan Kamçev i dyshuar në rastin “Perandoria”, ka ofruar 2.2 milion euro si garancion për t’ ju kthyer dokumentet e udhëtimit që i janë marrë nga Gjykata Themelore.
Këto mjete Kamçev i ka ofruar si garanci se nuk do të ikë. Ai nëpërmes këtij garancioni ai kërkon t’i kthehen dokumentet e udhëtimit,
Gjykata e Apelit pritet që të vendos të enjten për ankesën lidhur me pasaportën e Kamçevit.
Ndryshe, në maj të vitit të kaluar Kamçevit nga ana e Prokurorisë special ju sekuestruan pasaporta maqedonase dhe ajo bullgare.