Afaristi Orce Kamçev, sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011, ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit nga PSP-ja.
NË këtë rast njëri nga të akuzuarit është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov dhe Kamçev janë takuar në korridorin e gjykatës mirëpo nuk janë përshëndetur. Nuk janë përballur as në gjykatë, sepse Mijallkov nuk kishte pyetje për të, përcjellë KOHA.
Kamçev në pyetjen e të akuzuarit Lubomir Lape, se si ndjehet, u përgjigj shkëlqyeshëm.
Atij në gjykatë iu prezantuan disa nga përgjimet e paligjshme, mirëpo siç theksoi ai nuk mund të vërtetojë autenticitetin e tyre duke theksuar: “Për mua bisedat nuk janë autentike, ato mund të jenë të përpunuara, të prera dhe të ngjitura” ka thënë Kamçev. (koha.mk)