Kambovski propozon kthim të Gjykatës Supreme si më i larti i pushtetit gjyqësor

Kthim të pozitës së Gjykatës Supreme si institucioni më i lartë i pushtetit gjyqësor dhe riafirmim të rolit të gjyqësorit, propozon akademiku Vllado Kambovski. Në debatin e sotëm për ndryshime në ligjet për gjykata dhe këshilla gjyqësore, akademiku Kambovski vlerësoi se Gjykata Supreme,  e cila e ka pozitën kushtetuese më të lartë në pushtetin gjyqësor, është lënë në pozitë të shkallës së dytë.

“Shumë herë kemi diskutuar për atë se kush është kreu i pushtetit gjyqësor. Përgjigjja në mënyrë eksplicite ose të heshtur ishte se ai është Këshilli gjyqësor që është absolutisht e papajtueshme me konceptimin kushtetues, sipas së cilit Këshilli Gjyqësor është vetëm organ i cili e garanton pozitën e Gjykatës Supreme por nuk e zëvendëson Gjykatën Supreme”, tha akademiku Kambovski. Ai konsideron se duhet të futet edhe formulimi me të cilin organet udhëheqëse do të jenë të detyrueshme të veprojnë sipas vendimeve dhe rekomandimeve të gjykatave.

Sipas profesoreshës Ana Daneva, duhet të ekzistojnë baza ligjore për përgjegjësi  për anëtarët e Këshillit gjyqësor. “Ne jemi shteti i vetëm në botë ku kemi anëtarë të Këshillit gjyqësor të cilët pavarësisht nga ajo si dhe nëse në përgjithësi  e kryejnë  funksionin e saj të anëtarësimit, nuk mund të shkarkohen  nga anëtarësimi sepse baza e tillë ligjore nuk ekziston”, potencoi Daneva. Debati i sotëm për ndryshimet e Ligjit për gjykatat dhe Ligji për këshill gjyqësor ishte në organizim  të Shoqatës  së Gjykatës dhe Ministrisë së Drejtësisë.