Florian Kamberi e ka ndihmuar Aberdeenin që të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Skocisë. Aberdeeni të shtunën fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Livingstonit.
Kamberi shënoi në minutën e 95-të për të barazuar shifrat në 2:2. Vazhdimet përfunduan me këtë rezultat dhe fituesi u përcaktua me penallti.
Kamberi realizoi penalltinë e dytë, ndërsa Abderdeeni fitoi 5:3. Kamberi u aktivizua në minutën e 59-të.