Kamberi prezantohet te St.Gallen

36

Sulmuesi 25-vjeçar, Florian Kamberi, është transferuar përfundimisht nga skuadra skoceze, Hiberian FC, tek ajo zvicerane, FC St.Gallen. Lojtari i kombëtares sonë kuqezi, ende në pritje të debutimit me të, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2023. Është rënë dakord mes palëve të mos zbulojnë modalitetet e transferimit, por sipas mediave skoceze, klubi nënkampion helvet ka paguar rreth 180.000 franga për shqiptaro-zviceranin.

“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me familjen e St.Gallen”, – tha Kamberi kur u prezantua në mediat sociale. Ai po shpreson për një sezon të suksesshëm. Florian Kamberi e filloi karrierën e tij në FC Rapperswil-Jona para se të transferohej te Grasshoppers. Ai më pas luajti për Karlsruhe dhe Hibernian FC. Së fundi ishte huazuar për gjysmë sezoni te Glasgow Rangers. 25-vjeçari mori ftesën e parë të kombëtares shqiptare nëntorin e kaluar, por nuk debutoi dot, sepse ishte i dëmtuar.

 

 

 

Comments are closed.