Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow, ka pasur shumë lidhje dashurie sidomos me disa personazhe të famshëm si Brad Pitt,Ben Affleck dhe Chris Martin. Paltrow e cila rrallëherë flet për marrëdhëniet e saj romantike, të mërkurën u rrëfye duke treguar për “Girlboss Radio” se përse përfunduan disa nga lidhjet e saj. “I kam shkatërruar shumë nga lidhjet e mija të dashurisë”, tha aktorja bionde. “Unë jam në të vërtetë një mike shumë e mirë, dhe një motër e mirë, por nuk jam shumë e mirë në lidhje dashurie”, tha Gwyneth.