Brooke Hogan ka zbuluar se përveç lidhjeve me meshkuj, ka provuar edhe me femër. Ylli televiziv, njëherit edhe këngëtare dhe modele e famshme, në blogun e saj në ‘Global Grind’, ka shkruar se është e hapur rreth seksit dhe nuk e pëlqen të jetë e përqendruar vetëm në një drejtim. “Si mund ta definoni se çfarë është dashuria? A ka ajo ndonjë pamje? A duhet të jesh e një ngjyre të caktuar? Të kesh një besim të caktuar? Të keni religjion të njëjtë? Por çfarë nëse të pëlqen seksi me gjininë e njëjtë”, ka shkruar bukuroshja 21-vjeçe. “Kjo është një temë pas të cilës kam pasion dhe asnjëherë nuk kam dashur të jem e tillë siç duan të tjerët. Kam pasur marrëdhënie seksuale me njerëz të ndryshëm. Të zinj, të bardhë, spanjollë, çifutë, myslimanë dhe po, edhe me një femër. Shoqja ime më e ngushtë është lesbike dhe ajo ka qenë mikja ime më e mirë se sa ato që janë normale. Pse të dënojmë njerëzit që duan të jenë vetvetja? Është sikur t’i thuash John Mayer të këndoj këngën e Britney-it ‘Hit Me Baby One More Time. Nuk bën punë nëse nuk është e vërtetë”, ka shtuar ajo. “Ajo që është e bukur, është mundësia që t’ua japësh të tjerëve mundësinë që të dashurohen si të duan dhe që t’u lejosh ta shohin se dashuria ekziston kudo. Është interesante të dëgjosh se ku kanë qenë njerëzit gjatë jetës së tyre, arsyet e tyre për atë që janë sot dhe t’i dëgjosh besimet dhe ëndrrat e tyre”, ka theksuar vajza e mundësit të falshëm Hulk Hogan. Ylli i serisë ‘Brooke Knows Best’, më herët gjatë këtij viti, kishte njoftuar për ndarjen e saj nga i dashuri Yannique ‘Stack$’ Barker.