Për shkak të sistemit të votimit, ndodh që në Kënga Magjike të ketë shumë qejfmbetje.
Kështu, pesha kryesore shpeshherë i bie mbi super Ardit Gjebreas.
Vetë Arditi ka thënë në Thumb se i ka ndodhur të prishë marrëdhëniet me kolegët e tij këngëtarë.
“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Dhe unë artistët i trajtoj si do të doja të më trajtonin ata mua. Padiskutim që ka patur krisje. Ka patur dhe kam qenë shumë i keqardhur sepse nuk jam mirëkuptuar. Nuk ndkoj dot në votat e këngëtarëve.
Në moment që një artist i mirë më sjell një këngë që nuk është në nivelin e duhur unë instistoj dhe i them mos u fut në festival. Ka nga ata që më kanë falenderuar, ka nga ata që mendojnë se unë nuk kam dashur të futen në festival se mund të rrezikonin ndonjë mik timin. Ka patur edhe raste me miqtë e mi dhe u kam thënë edhe që shpesh ta rregullojmë këngën.”.- ka thënë Arditi.