Besart Berisha ka zbuluar se ka oferta të shumta për të luajtur në ekipe të ndryshme anëekënd botës.
“Kam oferta nga Turqia, Gjermania, Kina, Spanja, Korea e Jugut e Dubai. Do ti shqyrtojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendim”, ka thënë ai për Indeksonline.
“ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi”, ka thënë Berisha,ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të luajë për Kosovën për sa kohë përzgjedhës të jetë Albert Bunjaki.