Deklarata që të lënë pa fjalë dhe mbi të gjithë me të vërtetë rrëqethëse ato të Emmanuel Adebayor për revistën franceze “So Foot”.
Me një të shkuar në klube të mëdha si Arsenali, Manchester City e Reali i Madridit, Adebayor i cili aktualisht luan me Isntabul Basaksehir në kampionatin turk, në intervistën e tij ka treguar disa detaje të dhimbshme mbi jetën e tij private. “ Kam pasur dëshirë të vetëvritem në disa raste”, shprehet fillimisht sulmuesi nga Togo. Gjithçka ka të bëjë me familjen e Adebayorit. “Gjërat e tepërta janë të vështira për t’u duruar kur punon fortë për të nxjerrë familjen tënde nga varfëria”, thekson më pas bomberi togolez. “Më telefonojnë por jo për të më pyetur si jam por vetëm për të më kërkuar para”, ka shtuar në fund Adebayori.