Mamadou Sakho, lojtar i Crystal Palace, i cili ka luajtur te Liverpooli dhe PSG-ja, është rrëfyer për vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri para se sot të bëjë miliona. Shumë lojtarë sot kanë miliona për shkak të futbollit, por jo të gjithë i kanë pasur kushtet e mira edhe në fëmijëri. Një ndër ta është mbrojtësi francez, Sakho, që në një intervistë për CNN, ka zbuluar se ka kaluar nëpër shumë vështirësi dhe se jeta që bën sot, dallon si nata me ditë nga ajo që bënte si fëmijë, transmeton Insporti.
Ai ka shtatë vëllezër, të cilët e ndihmuan atë “të jetë më e fortë” , por situata e pasigurt në të cilën jetonte e shtyu atë të bënte gjëra që sot i vjen keq. “Kur isha fëmijë, jeta ime ishte shumë e ndryshme nga kjo. E di mirë shumë cfarë do të thotë ta përjetosh të ftohtin dhe të mos kesh asgjë për të ngrënë. Duhej të flija në rrugë dhe të kërkoja para, ose, ndonjëherë, duhet të vidhnin për të siguruar ushqimin”, deklaroi Sakho.
Sot, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për 28-vjeçarin, që është i padiskutueshëm në formacionin e Crystal Palaca. Sakho zbuloi për CNN se situata nëpër të cilën ka kaluar, e ka bërë edhe më të fortë se se vazhdimisht ndihmon ata që kanë nevojë. “Ajo nëpër çfarë kam kaluar, më ka ndihmuar të bëhem më i fortë, më ka bërë një person më të mirë dhe do gjithmonë ndihmoj ata që kanë nevojë për mua”. Sakho u krijua si futbollist në PSG, ku qëndroi për 7 sezone dhe bëri 201 paraqitje me klubin francez, duke shënuar edhe 7 gola.
Në vitin 2013, ai u transferua te Liverpooli dhe luajti për 3 sezone në “Anfield”, duke realizuar 3 gola në 0 paraqitje në të gjitha garat. 28-vjeçari është pjesë e Palace që nga viti 2016, me të cilin klub deri më tani ka bërë 36 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.