Sulmuesi i Herta Berlinit, Salomon Kalu, e ka krahasuar racizmin me terrorizëm, ndërsa ka shpjeguar pse gjithë lojtarët e skuadrës së tij janë ulur në një gju të shtunën, shkruan “BBC”. Para ndeshjes së Bundesligës kundër Shalkes, stafi i Hertas ka kopjuar protestën e nisur nga lojtari i futbollit amerikan Kolin Kaepernik kundër trajtimit të afro-amerikanëve. “Racizmi është si terrorizmi, ose je kundër tij, ose për të”, ka thënë Kalu 32-vjeçar. Ish-sulmuesi i Çellsit, Kalu, ka mohuar se protesta e Hertas, që skuadra gjermane thotë se ishte për “tolerancë dhe përgjegjësi”, ishte vetëm për publicitet.