Fotografi danez Peter Funch ka kaluar pothuajse 10 vite duke qëndruar në stacionin qendror në New York, duke realizuar fotografi. Gjatë procesit të editimit, ai ka kuptuar se foto arritur efekte speciale: ai përfundoi duke ju bërë foto njerëzve të njëjtë, në kohën ditore dhe vendin e njëjtë, dy apo tre herë gjatë viteve. “Mund të mos besoni, por njerëzit e kanë përcjellë ritualin e njëjtë për pothuajse 10 vite”, ka thënë Funch për Fast Co Design. “Është veçse një specifikë e New Yorkut, ideja se njerëzit bëjnë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri”, thekson më tej ai. Shikoni më poshtë ndryshimin e njerëzve për gjatë këtyre viteve: