SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër katër personave, të cilët në datën 31 të muajit të kaluar u përpoqën që në sheshin e Kumanovës ta heqin flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe në të ta vendosin flamurin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se kallëzimi penal është ngritur kundër L.K. (21) dhe një personi 17 vjeçar, që të dy nga fshati Sllupçan dhe dy persona të panjohur, për vepra të kryera penale “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe padurim”, dhe “sulm mbi një person zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.