Shkup, 23 shkurt – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se deri te Prokuroria Themelore Publike do të parashtrojë kallëzim penal kundër 11 personave përgjegjës nga Qendra për punë sociale – Shkup për veprën penale “punë të pamatur në shërbim” dhe “neglizhim të një të miture”, në lidhje me rastin e vajzës 13 vjeçare nga Shtëpia “25 Maji”.
Ky kallëzimi, theksojnë nga MPPS, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin të obliguar për të vepruar dhe të ndërmarrin veprime zyrtare për lëndën e minorenes R.I. në periudhën nga viti 2012-2017.
Gjithashtu, nga ana e inspektorëve janë parashtruar 12 iniciativa për ngritjen e procedurës disiplinore kundër personave profesionistë, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës. U sollën edhe 13 procedura për kundërvajtje të bëra nga ana e personave profesionistë në veprimin këtë rast, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, qëndron në kumtesë.