Policia e Gostivarit ka ngritur kallëzime penale kundër dy banorëve të fshatit Tuin për falsifikim të parave. Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër N.S (32) dhe R.M(41), të dy nga fshati Tuin për kryerjen e veprave penale “falsifikim i parave” dhe “mashtrim”.
Më 22 shtator të vitit 2017, në rrugën “JNA” në Gostivar, të akuzuarit me mjet të rëndë transportues “volgsfagen kedi-pikap”, kanë ardhur në pompën e benzinës ku N.S për furnizim me karburant ka paguar me bankënotë prej 100 eurosh për denarë, duke e hutuar të punësuarin se dy bankënotat janë të vërteta.