Kallëzim penal për shtatë persona për dhunë në Matkë

57

Shkup, 2 qershor – Departamenti për krime të dhunshme në Njësitit për krim të dhunshëm pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, kundër M.S. (40), Q.S (23), M.S. (47) I.S. (25), R.I. (24), B.E. (32) dhe V.K. (24), të gjithë nga Shkupi, të dyshuar se kanë kryer vepër penale “dhunë”, të dënueshme sipas nenit 386 nga Kodi Penal.

Më 09.05.2020 rreth orës 15.10, njoftuan sot nga Ministria e Brendshme se të denoncuarit mbërritën në platformën për varka në kanionin Matka në pronësi të A.S. (40), S.S. (41) dhe S.S. (31), të gjithë nga Shkupi.

“Menjëherë pas kësaj, i pandehuri i parë sulmoi fizikisht A.S., ndërsa i pandehuri i katërt e kërcënoi atë me thikë.Pastaj, i pandehuri i dytë sulmoi fizikisht S.S. (31). Në atë moment, ndërhyri një oficer policie, i cili u përpoq t’i ndante dhe të qetësonte situatën, por i denoncuari i parë gjuajti një predhë nga pistoleta për sinjalizim ndriçues dhe me zë ndaj të dëmtuarit A.S.”, sqarohet në komunikatën e  Ministrisë së Brendshme.

Comments are closed.