Shkup, 16 korrik – MPB-ja ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Shkup kundër I.I. (30) nga Shkupi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “vjedhje të rëndë në mënyrë të ashpër”. I denoncuari ka vjedhur para në vlerë prej 73.000 euro.
Nga gjykatësi në procedurë paraprake I.I. veçmë i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
MPB-ja informoi se I.I. se më 12 korrik pas orës shtatë në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë – Shkup ka vërejtur se në automjetin e të dëmtuarit ka një çantë me para, e cila ka qenë në karrigen e bashkudhëtarit në automjet.
“Pasi që i dëmtuari është larguar nga pompa e benzinës, në drejtim të Shkupit, është arritur nga automjeti i të pandehurit I.I dhe ai me dorën e djathtë ka bërë me shenjë duke sinjalizuar në defekt. I dëmtuari ka ndaluar dhe është nisur drejt pjesës së pasme të automjetit dhe atëherë I.I. ia ka marrë çantën dhe ka ikur”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Menjëherë pas denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete. I.I, është arrestuar, ndërsa në rajonin e policisë është kryer edhe njohje e të pandehurit.