Shkup, 19 shkurt – Policia parashtroi kallëzim penal për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” kundër S.L. (53) ish-kryetar i Rosomanit, D.M (46), person përgjegjës në AGROPLAST ROS sh.p.k Rosoman dhe B.J.J (35) përgjegjës në MBM “Arkitektë” Shkup. Të denoncuarit janë të dyshuar se e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës Rosoman për 574.636 denarë, të cilat sipas, denoncimit, janë paguar për ndërtim të pakryer të mureve mbrojtëse në rrugë.
Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt informon se S.L. gjatë vitit të kaluar, si kryetar i Komunës Rosoman, pas procedurës së batuar paraprakisht nga furnizimi publik dhe pranuar dhe paguar faturë nga AGROPLAST ROS sh.p.k Rosoman, për ndërtimin e mureve mbrojtëse të rrugës lokale nga fshati Sirkovë deri në fshatin Rosoman.