SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër I.J. (65) nga Velesi për vepra të kryera penale “vrasje” dhe “lëndim të rëndë trupor”. Të denoncuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje rreth orës 11:00 në Veles, në rr. Metodija Andonov Çento” pas një debati I.J. ka hyrë me dhunë në shtëpinë e R.T. (65) dhe djalit të saj Z.T. (46), me ç’rast Z.T. i ka shkaktuar lëndim me thikë në pjesën e dorës, ndërsa R.T. me sëpatë i ka shkaktuar lëndim në pjesën e kokës. R.T. në gjendje kritike është dërguar në Qendrën e urgjencës në Shkup, ku në ora 14:00 ka ndërruar jetë, ndërsa Z.T. i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Veles.