Prodhuesi më i madh i armëve ruse “Kallashnikov” ka testuar një prototip të një makine fluturuese. Një video e shkurtër publikuar nga kompania tregon që ‘droni’ është pilotuar nga një person duke përdorur vetëm një levë. Por, ende mbetet sekret nëse pajisja do të përdoret për radhët e ushtrisë ruse apo do të përdoret për qëllime civile, ose të dyja bashkë? “Tani automjeti po testohet. Së shpejti ne do ta demonstrojmë makinën në praktikë”, i tha RIA Novosti, drejtoresha e komunikimit e kompanisë, Sofia Ivanova. Me sa duket, funksioni kryesor i “helikopterit-celular” është transporti. Pilotët e automjetit nuk do të kenë nevojë për shumë pajisje siç përdorin pilotët e helikopterëve. Ata do të kenë vetëm një levë me të cilën ndryshojnë drejtimin e fluturimit. “Makina fluturuese” përmban tetë rrota të rotorit të mundësuar nga një akumulator. Deri tani është i aftë të mbajë vetëm një person. Grupi “Kalashnikov” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve ruse dhe prodhon pushkë sulmuese dhe snajpera, predha, armë precize, etj. Përveç armëve, kompania thotë se po zhvillon “stacionet e armëve të largëta, automjetet ajrore pa pilot dhe anijet multi funksionale me qëllim të veçantë”.