Shkup, 6 shtator – Prokurorja speciale publike Katica Janeva nuk ka autorizim as në kushte normale, as tani kur është në arrest t’i delegojë lëndët nga PSP-ja në prokurori tjetër, deklaroi profesori universitar Gordan Kallaxhiev, njofton Koha.mk
Sipas tij, i cili është pjesë e grupit ekspert punues në Ministrinë e Drejtësisë për Ligjin për PSP, nuk ka interes në vend të ketë institucion të pavarur për luftë me korrupsionin dhe se dukshëm ky është fundi i Prokurorisë Speciale Publike.
“Ajo këto lëndë i ka marrë me ligj dhe duhet t’i punojë. Në këtë rast ka parashtruar dorëheqje dhe nuk mund t’i sillet në stilin pas meje përmbytje. Ka mundur të zgjidhet prokuror i ri publik, por më e keqja është se për një gjë të tillë nuk ka interes. Është evidente se ky është fundi i PSP-së, nuk ka interes në vend që të ketë institucion të pavarur për luftë me korrupsionin. Në fund mund të pranoj me keqardhje se PSP-ja është vetëm keqpërdorim që të futet VMRFO-DPMNE-ja në pushtet”, thotë Kallajxhiev.
Sipas tij, PSP-ja mund t’ia besojë ndonjë lëndë ndonjë prokurorie tjetër, por kjo do të ishte një lëndë konkrete, e jo të gjitha. (koha.mk)