Nikola Kalinic është gjithnjë e më larg Atletico Madridit. Sulmuesi nuk ka udhëtuar bashkë me skuadrën për turneun amerikan, duke dhënë sinjale të qarta për një largim nga “Wanda Metropolitano”.
Kalinic u bashkua me “Los Colchoneros” verën e vitit të kaluar nga Milani për 15 milionë euro, ndërkohë që arriti të luante vetëm në 7 takime në La Liga. Në janar, për sulmuesin kroat kishin shprehur interes klube si Monaco, Real Betis apo Sevilla, ndërkohë që aktualisht nuk ka një ofertë konkrete për 31-vjeçarin.