Sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic, ka bërë gjest të mrekullueshëm në ndeshjen që po zhvillohet mes Fiorentionës dhe Napolit, në kuadër të ligës italiane në Serie A. Lojtari në fjalë, simuloi në zonën e rreptësisë së Napolit dhe referi akordoi penallti, ndërsa Kalinic shkoi tek referi për t’ja bërë me dije që ka simuluar dhe me ç’rast, gjyqtari i ndeshjes anuloi vendimin.