Ankara, 17 shtator – Turqia konsideron se tani janë arritur kushtet e favorshme për vazhdimin e bisedimeve me Greqinë, pasi anija turke e kërkimeve “Oruç Reis” i lëshoi ujërat kontestues në lindje të Mesdheut, deklaroi zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.
Kalin në një takim onlajn tha se kthimi i anijes në Antali është mundësi për avancimin e bisedimeve ndërmjet dy vendeve, ku erdhi deri në rritjen e tensioneve për shkak të kërkimit të resurseve energjetike në Mesdheun lindor.
“Ajo mundësi duhet të shfrytëzohet, ndërsa Ankaraja shpreson se kjo do të vlerësohet pozitivisht në samitin e BE-së javën e ardhshme. Ne dëshirojmë të hapim një faqe të re në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, por gjithashtu edhe në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së”, tha Kalin.
Turqia beson se atmosfera është adekuate për momentin.
“Arritëm marrëveshje për atë çfarë hapa duhet të ndërmerren në javët e ardhshme për vazhdimin e këtyre bisedimeve”, tha Kalin.